Koordinatori i Bindjes Demokratike në Elbasan, njëherësh kandidati për deputet në këtë qark, Erjon Murataj, në mesazhin përmbyllës të fushatës duke kërkuar mbështetje me votë u kërkon qytetarëve të qarkut të Elbasanit që të votojnë për ndryshimin që sipas tij përfaqësohet nga të rinjtë.
Koordinatori, njëherësh kandidat për deputet në qarkun e Elbasanit, Erjon Murataj, ka përcjellë mesazhin e fundit për fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.
“Me 25 prill ështëdita kur ne duhet të jemi bashkë, thirrja ime i drejtohet prindërve dhe gjyshërve, qytetarëve, ne jemi e ardhmja e këtij vendi, besojini të rinjve sepse nuk ka luftë që nuk e fitojnë të rinjtë”.
Votën për Bindjen Demokratike e kërkon ne emër të rinjve dhe kundër asaj që e cilëson politikë e vjetër.
“Me 25 prill ne jemi bashkë, kundër bashkimit të trinomit politik që na ka shkallmuar për 30 vite, me 25 prill voto nipin, djalin dhe vajzën tuaj, voto numrin 4, Bindjen Demokratike”.
Bindja Demokratike garon me 15 kandidatë në qarkun e Elbasanit.