Kushdo që shkakton zhurma në zona të banuara, kryesisht me hedhje fishekzjarrësh në mesnatë, do të gjobitet, e madje nëse janë biznese, do rrezikojnë të mbyllen. Ligji ekziston prej 2007-ës, por institucionet nuk e zbatojnë. Në këto kushte, tri ministri lidhën një marrëveshje që synon të luftojë ndotjen akustike në zona të banuara duke shtuar kontrollet në terren.

Autorët e zhurmave që shkaktojnë ndotje akustike do të përballen me gjoba, deri në mbyllje të aktivitetit. Policia e rendit do të ushtrojë kontrolle të shtuara për zhurmat në zonat urbane bashkë me policinë bashkiake. Tri ministri firmosën një udhëzim të përbashkët i cili synon të rregulloj në mënyrë ligjore problematikën.

Ligji për zhurmat daton në vitin 2007. Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, ndër arsyet e mosfunksionimit siç duhet përmendi edhe kalimin e topit nga një institucion në tjetrin.

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, tha se zhurmat janë të dytat si shkaktare sëmundjeje, pas ndotjes së ajrit.

Marrëveshja vjen pothuajse në nisje të sezonit të festave të fundvitit, periudhë në të cilën a shtim të lartë të hedhjes së fishekzjarrëve. Policia do të kontrolloj të gjitha subjektet e tregtimit të tyre