Lekë Gjiknuri, ishte një deputet i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në mandatin 1997-2001.

Nuk ishte shfaqur me protagonizëm në betejën politike të Shqipërisë së pas ngjarjeve të vitit 1997. Ishte profesor i mjedisit dhe e gjithë beteja e tij në kuvend lidhej me hartimin e miratimin e ligjeve për ruajtjen e mjedisit. Nuk u rikandidua në mandatin pasardhës dhe vazhdoi jetën e tij akademike. U largua qetë nga politika pa shkaktuar ndonjë tërmet.

Katër vite më pas në atë parti do të rikthehej mbiemri i tij përmes të birit Damian Gjiknuri. Fillimisht si nënsekretar për çështjet ligjore, bashkëhartues i kodit elektoral dhe më pas deputet në kuvendin e Shqipërisë.

Damian Gjiknuri, është rasti kur mbiemrit i jep më shumë fuqi pasuesi përmes aktivizimit të fortë në legjislativ e ekzekutiv për dhjetë vitet e fundit, duke lënë rekorde në ngjarje e momente të rëndësishme të politikës së kësaj kohe. Më shumë se sa gjurmët e babait nëpër fletoret e historisë së parlamentit, Damiani rrëfen bisedat me të kur flitej për politikë.

Çfarë gjeti në rrugën e ngjitjes deri në postin e ministrit dhe çfarë konstatoi gjatë kthimit në një pozicion politik vetëm si deputet? Si i zbuloi tiparet e tij të fshehura në kushtet e një njeriu me pushtet? Cilat janë zhgënjimet dhe këshilla atërore që e gjeti në rrugën e tij politike?

Top Channel