Instituti i Statistikave njofton se ka përfunduar procesi i Censit të popullsisë dhe banesave 2023. INSTAT falenderon të gjithë qytetarët që bashkëpununan. Ndërkohë vijon puna për verifikimin në terren të statusit të banesave dhe refuzimeve, deri në datë 24 nëntor.
Censi zgjati për një periudhë 6-javore dhe përgjigjja ndaj pyetjeve të saj ka qenë me detyrim për çdo qytetarë të Republikës së Shqipërisë.
Hera e fundit që u zhvillua Censi ishte viti 2011.
Njoftim për mediat:
Instituti i Statistikave (INSTAT) njofton median dhe opinionin publik se procesi i Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023 ka përfunduar. Falenderojmë të gjithë qytetarët për përgjegjshmërinë e lartë për t’u bërë pjesë e këtij procesi të rëndësishëm.
Ju bëjmë me dije se stafi INSTAT po vazhdon punën për verifikimin në terren të statusit të banesave dhe
refuzimeve, deri në datë 24 Nëntor.
Për vlerësimin e cilësisë së procesit dhe mbulimin, prej datës 20 Nëntor – 20 Dhjetor 2023, INSTAT do të
organizojë Anketën Pas Cens sipas rekomandimeve të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian,
në 100 Zona Numërimi, të shpërndara në të gjithë territorin e vendit. Ky proces do të angazhojë 100
anketues dhe 25 kontrollorë të cilët do të trokasin përsëri në dyert e qytetarëve, në zonat e përzgjedhura.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve të lehtësojnë punën e stafit të INSTAT!
Për më tepër informacion kontaktoni në numrin jeshil (0800 22 44) apo adresën zyrtare të INSTAT
info@instat.gov.al.
Të dhënat e mbledhura do të jenë konfidenciale dhe do t’u shërbejnë qytetarëve për shërbime dhe punë
publike më të mira në të ardhmen!