Nisi me tensione në Kuvend seanca plenare e kësaj të enjteje, ku do të diskutohej dhe të votohej për buxhetin e vitit 2024.

Me të filluar seanca, deputetët e Foltores shkaktuan kaos. Flamur Noka ndezi një flakadan dhe për këtë aryse u përjashtua nga seanca.

Kjo seancë, zgjati rreth 5 minuta, dhe buxheti u votua në parim, teksa nuk pati asnjë diskutim, teksa Kuvendi u “pushtua” nga tymi i flakadanëve.

“Po votohet, po miratohet në parim paketa fiskale në prani të kryeministrit. Një mjet është ndezur nga ana e opozitës. I është vënë flaka. Garda e Republikës po ndihmon të fikë zjarrin që u ndez. Mbaroi seanca plenare. Kjo është seanca më e pazakontë. Kryeministri është larguar. Me gjasë po largohen edhe deputetët e opozitës.

Ka përfunduar kjo seancë, në më pak se 5 minuta. u votua në parim, nuk ka pasur asnjë diskutim. Thjesht jemi duke verifikuar nëse deputetët e opozitës do të rrinë në sallë ose jo. Gazment Bardhi po qëndron në sallë edhe po kumunikon me gardistët”, raportoi gazetarja e ABC News, Esiona Konomi./abcnews.al