Ish-ylli i Manchester United, Ryan Giggs është akuzuar për sulm ndaj dy grave, (një nga këto ish-partnerja). Kjo u raportua nga shtypi anglez, sipas të cilit ish-futbollisti do të paraqitet përpara gjykatës së Manchesterit dhe Salfordit të mërkurën më 28 Prill.
Giggs u la i lirë me kusht para seancës gjyqësore javën e kaluar. Giggs ishte në rolin e trajnerit të përfaqësueses së Uellsit, por Federata njoftoi se është shkarkuar duke e zëvendësuar me Robert Page. Kjo nuk eshte hera e pare qe Giggs permendet per skandale, pasi ai eshte akuzuar nga vellai i tij se ka shkuar me gruan e vellait.
“Federata Uellsiane e Futbollit ka marrë vendimin e Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës për të vazhduar me padinë kundër Ryan Giggs, trajner i ekipit kombëtar. Pas këtij vendimi FAW mund të konfirmojë që Robert Page do të marrë përsipër rolin e trajnerit të ekipit kombëtar, Ndihmës i tij gjatë “Euro 2020”, këtë verë, do të jetë Albert Stuivenberg “. thote njoftimi.
(E.H/Faxweb.al)