Ditën e djeshme përfaqsuesi i PSD së bashku me dy antarë të Këshillit Bashkiak Peqin ka pamundësuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Shkak është bërë konsultimi publik me fermerët e Nj/administrative Gjocaj.
Përfaqsuesi i PSD është larguar nga mbledhja e keshillit duke i tërhequr vëmendjen këshillit për këtë handikap.
Antari i Këshillit bashkiak Besim Çollaku u shpreh: “Une jam i zgjedhur nga qytetarët jo nga partia. Duhet të respektojmë ata dhe propozimet e tyre sot.
Pas këtyre fjalëve Çollaku së bashku me dy keshilltarë te tjerë jane larguar per t’iu bashkuar qytetarëve në Gjocaj ku do të diskutohej mbi buxhetin e vitit 2024 për fermeret e Gjocaj.
Largimi i këshilltarëve i rrezoi socialistët jo vetëm mazhorancën por dhe kourumin