Pak para nisjes së seancë plenare, kanë nisur edhe tensionet e para. Deputetët e opozitës, mes tyre Gazment Bardhi, Flamur Noka, Albana Vokshi janë përplasur me gardistët. Kjo pasi këta të fundit kanë ushtruar kontroll ndaj deputetëve.
“Mos e prek me dorë”, dëgjohet të thotë nje prej deputeteve teksa u drejtohet gardistëve.Kontrollet vijnë pasi në seancat e kaluara deputetët e opozitës kanë futur brenda flakadanë. Rikujtojmë se seanca e fundit, zgjati vetëm 5 minuta.