Vllaznia mundi 2-1 Skënderbeun në javën e 29 të Kategorisë Superiore, duke marrë përkohësisht kreun, në pritje të ndeshjeve të Partizanit dhe Teutës. Korçarët ishin të parët që shënuan në Shkodër, duke kaluar në epërsi në të 25’, por vendasit barazuan një minutë më pas me Shehin, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Dilaver shënoi edhe golin e fitores.
Në ndeshjet e tjera, Bylis mundi Apoloninë 1-0, ndërsa Kastrioti dhe Laçi u ndanë në barazim pa gola.
Në orën 16:00 do të luhen edhe dy takimet e fundit të javës, Partizani-Kukësi dhe Teuta-Tirana.
Faxweb.al