Tre të rinj, dy prej të cilëve shqiptarë, kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur gjatë natës në Portogruaro, në provincën e Venecias, raportojnë mediat italiane. Makina me të cilin udhëtonin tre të rinjtë ka thyer barrierat mbrojtëse duke dalë nga rruga dhe më pas ka përfunduar në një kanal.

Viktimat janë identifikuar si Giulia Di Tillio, 21 vjeç nga Portogruaro; dy djemtë shqiptarë Egli Gjeci, 26 vjeç dhe Altin Hoti, 22 vjeç. Tragjedia ndodhi në zonën Borgo Sant’Agnese rreth orës 03:00.

Sipas disa dëshmitarëve, makina vazhdoi në vijë të drejtë pranë një kthese, duke përfunduar në ujë dhe duke u fundosur pasi kaloi barrierat dhe një urë të vogël mbi lumin Reghena.