“Mbingarkesa në drejtësi është një kosto për shtetin”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kongresin e PS teksa foli për reformën në drejtësi.

“Karrigia e pushtetit është një kafshë e egër që po e le të të hyjë në trup, të mbush xhepin por të merr mendjen, ndaj kush e harron se ajo karrige është e popullit dhe e shtetit, meriton çdo ndëshkim që parashikon ligji

Në këtë pikë nuk do zgjatem. Për ata që harrojnë se për çfarë e kanë këtë karrige dhe kur i kap rrjeta e drejtësisë presin ndihmë nga partia apo bëjnë viktimën e konspiracioneve, është detyrë dhe përgjegjësi e tyre për ta mbajtur”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se drejtësia kërkon një mendësi europiane dhe se luftën kundër korrupsionit nuk mund ta bëjë vetëm drejtësia, por edhe vetë qeveria.

“Unë nuk pendohem që kjo shumicë qeverisëse ka miratuar në parlament një rritje pagash. E dëgjuat ministren e drejtësisë. Ndërkohë që rritja e pagave për Forcat e Armatosura, për punonjësit e policisë, për mësuesit, për infermierët, për mjekët për të gjithë punonjësit është larg së qeni kaq. Nëse ne kemi filluar t’i afrohemi nivelit të pagave të rajonit. E dini që prokurorët e Shqipërisë kanë pagat më të larta në rajon. E kemi bërë për të gjitha arsyet që nuk mund të ndryshojë. Kemi detyrën që jo vetëm të japim mbështetje, edhe të kërkojmë rezultate për njerëzit. Dy vjet pas dyerve në korridoret e institucioneve është ushqyer perceptimi i gabuar se e gjitha kjo bëhet për qoka. Edhe vetë formatimi i institucioneve të reja ka pasur vonesa të ndjeshme dhe problematika të rënda. Ne sot duhet ta njohim dhe ta marrim përgjegjësinë lidhur me mbështetjen dhe koordinimin e këtij pozicioni madhor”, ka thënë Rama.