Pak orë nga nisja e procesit zgjedhor të 25 Prillit, kandidatja e LSI në qarkun e Elbasanit, Mimoza Trimi është shoqëruar në drejtorinë e Policisë Vendore në Elbasan pasi dyshohet se po shpërndante para në këmbim votës.

Burime bëjnë me dije nga Policia e Elbasanit, se në automjetin e saj janë gjetur disa kartëmonedha me prerje 10-çe. ABC ka siguruar foto nga paratë e sekuestruara në kroskotin e makinës së kandidates së LSI.

Policia ka sekuestruar automjetin në momentin e ndalimit në zonën e Rrapishtes, në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje nuk ka ende një reagim zyrtar nga policia dhe as nga partia që Trimi përfaqëson në listat e kandidatëve LSI./mv.abcnews.al