Nga arresti shtëpiak ku ndodhet prej 20 nëntorit, pasi u lirua pas një muaji në paraburgim me akuzën për korrupsion pasiv me ndërtimin e ish-kompleksit “Partizani”, Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka akuzuar Edi Ramën si arkitektin e inceneratorëve. Sipas tij, u arrit deri aty, pasi qeveria e Ramës ndryshoi strategjinë dhe Planin e veprimit të trajtimit të mbetjeve, atë që mashtroi me studimin e JICA & IFC që bazohej në Reduktim-Riciklim e landfill duke ndryshuar në incenerim.

Miliarderi i Plehrave – Inceneratori i Tiranës

SPAK genjen pasi Afera nuk fillon me komission e vleresimit qe paska abuzuar, por me ata qe (1) ndryshuan strategine dhe Planin e veprimit te trajtimit te mbetjeve, (2) ate qe mashtroi me studimin e JICA & IFC qe bazohej ne Reduktim-Riciklim e landfill duke ndryshuar ne incenerim. Kete e beri Erion Veliaj ne rastin e Tiranes.
Pse duhej nje kontrate firmosur nga Ministri Mjedisit per menaxhimin e mbetjeve te Tiranes kur ligji e percakton si tager ligjor te bashkise e Jo te qeverise?

TPZ
Pse Ju bashkuan gjithe monopolet ne nje dore? Pse duhej te merrnin (1) incenerator (2) landfill (3) riciklim (4) depositim inerte ndertimi, (5) depozitim dherash (qe nuk Jane mbetje por mall me vlere)?
Pse genjyen te gjithe anetaret e komisionit? Kush Ju dha garanci?
A ishte here e vecuar Kjo qe ndodhte? Apo kish ndodhur afera edhe me Elbasanin edhe Fierin?
Gjithe shteti ju me shtepia dy mashtruesve apo ishin sherbyes te Rames dhe Veliajt?
Shihni letrat e Veliajt per pagese apo mos pagese te tarifes se inerteve ne sharre per kompani sipas qefit si psh. Bolinos.
Ketu del perseri roli I Agacit dhe Metanit (Rames) qe duhej ti thonin si firmos ti kur (1) as nuk ke para ne buxhet per kete, (2) as nuk e ke ne strategi dhe plan veprimi dhe (3) as nuk e ke tagrin ligjor per menaxhim mbetjesh por vec per politika.