Lajmi i Fundit/ Shtyhet sërish seanca ndaj Berishës për shqyrtim provash. Të shtunën ora 12:00.
Gjokutaj: Siç u njoftuam kërkesa për përjashtimin e gjyqtares ka një afat prej 3 ditësh. Gjykata e shtyu për datën 30 ora 12:00, të shikojmë deri atë moment. Sot kemi marrë provat që do të shoqërojnë kërkesën. Me provat që ne mendojmë që mbështesin kërkesën për përjashtimin e Irena Gjokës. Janë dhënë prova që tregojnë njëanshmërinë e gjykatëses Irena Gjoka.