Në vendimet e qeverisë sot, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, prezantoi një festë të re zyrtare.
22 nëntori do të festohet si Dita e Alfabetit.
“Kemi propozuar që 22 nëntori të jetë dita e Alfabetit, një ditë pushimi. Ajo që bashkon shqiptarët është gjuha. Në kongresin e manastirit zgjodhën të shkruajnë dhe të identifikonin këtë gjuhë të bukur. Kryeministri e njoftoi këtë fakt në samitin e Diasporës. Shqipëria shpreson që të ketë një rrugë të qartë dhe shpejt në antarësimin në BE”, tha Hasani.
Konferencë të dytë ndërqeveritare do ketë?
“Ne vazhdojmë të kryejmë detyrimet, të jemi gati në çdo moment. Gjërat do qartësohet në javët në vazhdim. Jemi duke riparë çfarë duhet bërë. Do vazhdojmë një punë të mirë dhe të tregojmë sa serioz jemi”, tha ministri.
Top Channel