DVP Elbasan
Vodhi një automjet, në parkingun e firmës ku punonte, dhe më pas e shiti atë, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim D. B., 42 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se më datë 09.01.2024, kur ka qenë i punësuar ekonomist në një firmë për përpunimin e betonit, ka vjedhur një automjet të parkuar në parkingun e kësaj firme dhe më pas e ka shitur atë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. B., 40 vjeç dhe për bashkëshorten e tij, shtetasen H. B., banuese në Peqin, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjerit, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.