Opozita me Sali Berishën të izoluar në Shtëpi, ndërsa mazhoranca me qeveri dhe grup parlamentar të rifreskuar. Sesioni i ri parlamentar që nis të hënën pritet të riktheje përplasjet e ashpra jo vetëm politike në kuvend e jashtë tij!
Si rrallë herë opozitarët do ti drejtohen Kuvendit të hënën në orë 17 00 pa Sali Berishën që prej dhjetorit qëndron në arrest shtëpie me vendim të gjykatës së Posaçëm anti korrupsion.
Por mesazhet i kanë marrë.
Sesioni i ri parlamentar pritet të rikthejë tensionet dhe debatet në sallën e kuvendit pas pushimeve të festave të fundvit
Palët i kanë bërë të qarta qëndrimet.
Mbështetësit e Berishës dhe Bardhit kanë paralajmëruar vijimin e aksionit politik dhe mosbindjes civile çka përkthehet në bllokim të seancave normale të Kuvendi
Socialistët i presin rivalët politikë me ndryshime në qeveri dhe grup parlamentar pasi Plarent Ndreca do të zëvendësojë Arben Ahmetajn në kërkim ndërkombëtar nga SPAK.
Debatit për komisionet hetimore parlamentare pritet t’i shtohet ai për Reformën Zgjedhore, krahas një sërë ligjeve të tjera që kërkojnë votën e dy të palëve.
Veç përplasjeve me shumicën socialiste, sesioni i ri pritet të rikthejë edhe përplasjet mes mbështetësve të Sali berishës, kreut të Grupit Gazmend Bardhi dhe Lulzim Bashës.