Disa shkolla në qytetin e Elbasnit janë ende pa ngrohje në këtë fillim viti.Ditët e acarta të Janarit kanë theksuar këtë problematikë e cila vijon prej disa vitesh në këto shkolla të sistemit parauniversitar.

Në gjimnazin “Mahmud Ali Cungu”, një ndër shkollat me numrin më të madh të nxënësve në qytetin e Elbasanit nuk ka sistem ngrohje. Në këto ambiente zhvillojnë mësim me turne dhe nxënësit e shkollës së muzikës “Onufri”, pasi godina është në rikosntruksion.

Në këto ditë të ftohta, ndizen rezistenca apo reflektorë që digjen shpejt pasi rrjeti elektrik nuk e përballon ngarkesën ndërsa nxënësit thonë se tashmë janë mësuar me këtë vështirësi.

 E njejta situatë edhe në disa shkolla të tjerë ku të vegjlit shprehen se kanë ftohtë gjatë orës së mësimit.

Edhe për prindërit është shqetësim mungesa e ngrohjes në shkolla.

Më herët Bashkia e Elbasanit ka ërë me dije se mbi 160 institucione arsimore përfshirë edhe konviktin “Ymer Tola”, funksionojnë me kaldaja, ndërsa ato shkolla që nuk janë pajisur me këtë sistem, ngrohja bëhet e pjesshme në mënyrë alternative, me energji elektrike./EGNATIA NEWS