“Sulmet e Houthi-ve janë krejtësisht të pajustifikueshme.” Kështu deklaroi zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano për veprimet e rebelëve kundër anijeve të mallrave në Detin e Kuq.
“Ato janë sulme me raketa dhe dron kundër anijeve tregtare. Në asnjë mënyrë ato nuk mund të jenë të ligjshme. Dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së i dënoi ato në mënyrë të detyrueshme dhe u kërkoi Houthi-ve t’i ndalin ato. BE, padyshim, mbështet rezolutën e Këshillit të Sigurimit”, deklaroi Stano.
“Ne u bëjmë thirrje Houthis që të ndalojnë këto sulme të paligjshme. Dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi, duke përfshirë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, për të rivendosur lundrimin e sigurt në Detin e Kuq,” shtoi ai./abcnews.al