Reshjet e shumta të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në aksin rrugor Librazhd-Elbasan. Rrëshqitje masive të dheut dhe gurëve ka pasur në Murrash gjatë natës rreth orës 02:00.

Mësohet se nga shembja e shumtë e gurëve është këputur rrjeta mbajtëse. Po punohet për hapjen e rrugës. Policia ka qenë gjatë natës për të mundësuar dhe mbajtur të hapur aksin rrugor./abcnews.al