Adis Dazdareviç, zyrtar i lartë dhe kandidat për këshilltar komunal i Aleancës Boshnjako-Serbe në zgjedhjet e fundit lokale në Novi Pazar është vënë në pranga. Kështu të paktën raporton SanxhakPress.

Ai dyshohet se është pjesë e një rrjeti spiunazhi të organizuar nga D.R. në territorin e Serbisë dhe se me urdhër të tij po grumbullonte të dhëna dhe informacione të rëndësishme për shërbimin inteligjent të Shqipërisë dhe Kosovës.

Të dhënat e mbledhura nga Dazdareviç janë dorëzuar te D.R., i cili më pas i ka përcjellë në shërbimet inteligjente të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe për këtë “shërbim” është shpërblyer me para

Gjatë kontrollit të lokalit të cilin e ka shfrytëzuar Dazdareviçi, janë gjetur një sërë sendesh që kanë të bëjnë me kryerjen e veprës penale./ abcnews.al