Ledjona dhe Egla janë përplasur sërish me njëra tjetrën, me tone të ashpra dhe fjalë ofenduese.
Dyshja janë kapur edhe më herët, ndërsa ditën e sotme provokimi ishte i lartë nga të dyja palët, duke i thënë njëra tjetrës mos më prek.
Meritoni, i gjendur aty pranë, ka tentuar t’i ndajë por pa sukses. Teksa Ledjona ishte duke kërcyer, Egla i afrohet dhe i thotë kujdes sepse po e shtyn.
Egla: Kujdes se po të bie supi përdhe, obobo na emocionove
(Egla e shtyn)
Ledjona: Mos prek me dorë
Egla: Je në hapësirën time. Nga pylli ke dalë?
Ledjona: Mos më prek me dorë. Nuk duhet të prekesh.
Egla: Shtyhu se je në hapësirën time, o gjë e ulët.
(Meritoni ndërhyn për t’i ndarë, ndërsa thotë ‘mos provoko’
Egla: Shihe si të janë bërë sytë, i ke sytë kaq…
Ledjona: I kam nga gjumi
Egla: Mos më hajde në hapësirë, na emocionove.. mos në prek Bleona, ça e ke emrin…
Ledjona: Shko pastrohu
Egla: U pastrova o gënjeshtare, s’më del dezinfektuesi të pastroj ambientin pasi ikën ti
Ledjona: Çfarë mashtruese hipokrite je, gjysmën e pastërtisë sime të kesh këtu, o hipokrite