Në takimin me Kuvendin Zgjedhor të njësisë nr.6 në Tiranë, Basha paralajmëroi se javën e ardhshme PD do të depozitojë në SPAK dy kallëzime ndaj kryeministrit Rama.
Kallëzimet, tha Basha, lidhen me rrëfimin e ish-zëvëndëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe çështjen McGonigal.
Lulzim Basha: Javën e ardhshme ndaj Edi Ramës, Partia Demokratike do depozitojmë dy kallëzime në SPAK. E para lidhet me konfesionin e dyshit të tij Ahmetaj se është ai përfituesi i inceneratorëve. Dhe kallëzimi i dytë, lidhje e inceneratorëve me aferën McGonigal që çon tek i njëjti emër, i njëjti përgjegjës. Detyra jonë ti vëmë këto fakte në dispozicion të drejtësisë dhe t’i zbardhi në mënyrë profesionale me hetim të thelluar shkeljet penale për këtë aferë të tmerrshme.