Me ftesën për të festuar Ditën e Verës aty ku e do tradita, në qytetin ku festa lindi dhe u trashëgua brez pas brezi, kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja dha disa detaje të agjendës së fetimeve të cilat tashmë zgjasin plot 10 ditë.
Ashtu si çdo vit, agjenda e festimeve pasurohet me detaje të cilat nuk i kemi parë më herët. Për herë të parë do të organizohet parada me trupat e asambleve nga i gjithë qarku i Elbasanit si dhe Maqedonia.
Po ashtu për herë të parë në bibliotekën e qytetit do të mbahet një simpozium mbi historikun e Ditës së Verës. Sofra elbasanase edhe këtë vit do të shtrohet për të promovuar gatimet tradicionale të Shqipërisë së mesme.