Para se të ndërrojnë jetë, njerëzit parandiejnë që po e lënë këtë botë, ndiejnë që do të udhëtojnë diku, disa madje i shohin familjarët e tyre të cilët kaherë kanë ndërruar jetë – sikur kanë ardhur për t’i marrë ata.
Gazetarja Patricia Pearson, autore e librit “Opening Heaven‘s Door: Investigating Stories of Life, De.ath, and What Comes After”, hulumtimin e vet e ka mbështetur në bisedën me njerëzit, profesioni i të cilëve është në kontakt të vazhdueshëm me pacientët të cilët vuajnë nga sëmundje të pashërueshme
Ka biseduar me njerëzit të cilët kanë përjetuar vdekje klinike dhe janë kthyer në këtë botë.
Patricia ka zbuluar se 72 orë para se të ndërrojnë jetë, njerëzit fillojnë të flasin për disa gjëra të pazakonshme – për udhëtime, se si nuk mund t’i gjejnë këpucët, se dëshirojnë të shkojnë në shtëpi të tyre, ndërkaq ata janë në shtëpi, në të vërtetë kanë vizione për udhëtime, ndiejnë që po shkojnë diku.Reklamë
– Motra ime ka qenë e sëmurë nga kanceri i gjirit dhe derisa ishte para se të ndërronte jetë me këmbëngulje përsëriste: “Nuk e di si të shkoj”, por i përmendte edhe disa “stjuardesa të pafat” – përkujton Patricia.
Infermierja Maggie Kalanan, nga Qendra e kujdesit për qetësim të dhembjeve e SHBA-së, ka treguar se si ka pasur një pacient i cili ka ndërruar jetë nga kanceri i pankreasit dhe para se të ndërronte jetë e ka pyetur “I di bashkëshortja ime të gjitha gjërat lidhur me udhëtimin dhe biletat”.
Kjo infermiere thotë se si ka qenë pranë qindra pacientëve të cilët kanë ndërruar jetë dhe që vizionet e tyre për udhëtimin nuk mund t’ia atribuojë rastësisë, njerëzit para se te ndërrojn jetë sikur kanë ndjenjën që po udhëtojnë diku.
Shumica e njerëzve rreth një orë para se të ndërrojn jetë kanë ditur t’i shohin njerëzit e dashur të cilët kanë ndërruar jetë kaherë, ndërkaq atë që kanë parë nuk është ka të bëj nga ajo se kanë marrë ndonjë ilaç apo jo, ka treguar këtë hulumtimi i dy psikologeve, dr. Karlisa Osisa dhe dr. Erlendura Haraldson, nga Universiteti i Islandës.
Ndër ata njerëz ka qenë edhe pacientja 84-vjeçare Audrey Scott, e cila ka ndërruar jetë nga kanceri.
Ajo ka folur që i ka ardhur në vizitë i biri i saj i adoptuar, Frank, i cili në të vërtetë ka ndërruar jetëpara disa vjetësh.
Ka thënë që të hyjë në dhomë dhe të ulet i qetë kolltuk pranë saj.
expres