Disa rrugë në kryeqytet do të bllokohen të premten, në kohën kur dot të mbahet protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës.
Tubimi i kërkuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pritet të nisë në orën 10:00, ndaj 15 minuta më herët, do të nisë bllokimi i përkohshëm i qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Ndërkohë, duke marrë shkas nga tensionet në tubimet e kaluara, ku janë përdorur edhe molotov, policia u bën thirrje organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime të respektojnë ligjin dhe të distancohen nga çdo akt dhune.
Top Channel