Një ish-konkurrente ekuadoriane e konkursit të bukurisë u vra nga dy persona të armatosur në mes të ditës në një restorant, disa muaj pasi emri i saj u lidh me një kriminel famëkeq, i cili u përpoq ta mbante sekret lidhjen e tyre.
Pamjet tronditëse nga kamerat e sigurisë së biznesit tregojnë 23-vjeçaren Ladi Paraga Goiburo duke biseduar me një burrë brenda një restoranti në qytetin Kevento të dielën e kaluar. Papritur, dy burra të maskuar hyjnë, njëri prej tyre i afrohet me shpejtësi gruas dhe qëllon Paragën dhe burrin me të cilin po fliste, ndërsa tjetri qëndron pranë derës.
Pasi të dy viktimat ranë përtokë të gjakosur, dy autorët ikin.
Modelja e re, e cila vdiq gjatë sulmit, kishte përfaqësuar provincën e Los Rios në konkursin e bukurisë Miss Ekuadori 2022. Sipas mediave lokale Ecuavisa, kishte udhëtuar në Quevedo fundjavën e kaluar për të marrë pjesë në një dasmë.
Paraga, e cila kishte më shumë se një milion ndjekës në llogaritë e saj në mediat sociale, si dhe linjën e saj të veshjeve sportive, u bë në qendër të vëmendjes dhjetorin e kaluar pasi emri i saj u përmend në një bisedë mes trafikantit tashmë të ndjerë të drogës Leandro Norero dhe llogaritarit të tij, Chelive Angulo.