Belind Këlliçi bëri thirrje nga protesta para Bashkisë së Tiranës që të bëhet drejtësi, ose në të kundërt ata nuk do të tërhiqen.
Këlliçi foli me emra, duke përmendur disa drejtorë të tjerë, që siç tha ai e kanë vendin aty ku janë kolegët e tyre të dosjes 5D.
“Sot nuk vidhen vetëm taksat e demokratëve, por të të gjithë shqiptarëve. Kjo vjedhje po na bëhet të gjithëve”, tha Kallici ndër të tjera në fjalën e tij, i cili i bëri thirrje policisë që të arrestojnë Veliajn.
“O do bëhet drejtësi, ose ne nuk tërhiqemi. Janë një sërë drejtorësh të tjerë që presin të akomodohen tek shokët. Herion Rapaj ne nuk të harrojmë, ti që vidhje votat e Kombinatit. Elton Kacidhja, banditi i Zall Herit, Arben Maloku, të gjithë e keni vendin aty ku janë pjesa tjetër e bandës. Por ju garantojmë se pa shkuar para drejtësisë kreu i bandës ne nuk tërhiqemi”, tha Këllici.