Interi është një hap larg drejt titullit, teksa në katër ndeshje zikaltërve u mbetet të grumbullojnë vetëm 1 pikë për t’u shpallur kampionë të Serisë A.
Faqja zyrtare e Interit postoi një video mbas fitores me Crotonen ku duken lojtarët dhe stafi teknik duke festuar.
Ajo që të bën përshtypje është entuziazmi i madh i Antonio Contes, i cili ka mbyllur gojën e kritikëve të fillimi sezonit kur askush nuk besonte se zikaltrit mund të shpalleshin kampion të Serisë A. Faxweb.al
