Një operacion policor me urdhër të SPAK po zhvillohet këtë të premte në disa qytete të vendit, pasi GJKKO lëshoi disa urdhër arreste.
Aksioni policor po zhvillohet në disa qytete të vendit, si Vlorë, Krujë, Lezhë dhe Tiranë.
Në Vlorë aksioni ka nisur nisur në orën 04:00 të mëngjesit dhe vijon ende, ndërsa pop kryen kontrolle në banesa për persona që janë në kërkim apo dhe ata me precedentë penalë.
SPAK zbarkoi edhe në Lezhë mëngjesin e sotëm dhe aktualisht ndodhen në lagjen SMT ku po bëhen kontrolle të shumta në zonë. Vetëm në qytetin e Lezhës janë lëshuar 10 urdhër arreste.
Raportohet se kontrollet janë bërë edhe tek banesa e babait të vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka në Fresk.
Dy vëllezërit Leonard dhe Elis Duka njihen si rivalë të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, për shkak të përplasjeve dhe vrasjeve të ndodhura mes anëtarëve të grupeve të tyre ndër vite. Leonard dhe Elis Duka akuzohen për vrasjen e ish-policit, Santiago Malko.
Në Fushë Krujë është kontrolluar banesa e Albert Zajës në fshatin Larushk, i dënuar me 19 vite burg nga Apeli i GJKKO për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Në Vlorë janë kontrolluar po ashtu disa banesa. Kontrollet janë kryer prej orëve të para të mëngjesit për persona të shpallur ne kërkim ose me precedentë penalë