Euro 2024, do të jetë turneu i fundit në të cilin do të shohim Toni Kroos në fushë në rolin e futbollistit. Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, klubi i Real Madrid bëri të ditur vendimin e mesfushorit gjerman që do të “varë këpucët në gozhdë” në moshën 34-vjeçare
Kroos, në shumë raste e kishte theksuar se dëshironte ta mbyllte karrierën me Realin pa pasur nevojën për të eksperimentuar në Liga të tjera jashtë Europe dhe mesa duket e ka mbajtur premtimin.
Kështu, Reali përshëndet një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e saj teksa gjermani ishte pjesë e “Los Blancos” për 10 sezone ku fitoi të gjithë titujt më të rëndësishëm, në total 22 tituj në 463 ndeshje me spanjollët.
Pa harruar gjithashtu që Kroos është shpallur kampionë i Botës me Gjermaninë në vitin 2014 ndërsa në Europian do të synojë edhe trofeun e fundit të karrierës./Super Sport
Top Channel