Një i ri është arrestuar paraditen e kësaj të diele në Tiranë, pasi ka përplasur për vdekje një këmbësor me makinë.
Ngjarja ka ndodhur pasi ditën e djeshm në rrugën e vjetër Sauk-Teg. Sakaq mësohet se viktima është një 40-vjeçar.
“Arrestohet shtetasi 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën e vjetër Sauk-Teg, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin, 40 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)