Policia ka arrestuar dy rojet private të sigurisë që në bashkëpunim me Gerald Bubën, tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec.

35-vjeçari dhe 41-vjeçari, tashmë të arrestuar, rezulton se nuk janë të licencuar nga asnjë subjekt për shërbimin privat të sigurisë fizike. Biba, bashkë me ta, e tërhoqën zvarrë protestuesin pasi e kishin goditur me grushte, dhe e mbajtën me forcë brenda kabinës së rojës.

Protestuesi ndenji aty deri në momentin e ndërhyrjes së policisë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

GEAM Sh.p.k