GJKKO do të vendosë për deputeti Qani Xhafa i cili nuk i ka mbyllur ende problemet me drejtësinë pas aksidentit të ndodhur në 13 Mars të një viti më parë në bulevardin Qemal Stafa në Elbasan.

Mësohet se Gjykata e Elbasanit ka shpallur moskopetencë lëndore për dosjen e tij duke ja deleguar Gjykatës së Posaçme.

Kjo gjykate do të shqyrtojë faktet e mbledhura nga prokuroria  e Elbasanit për deputetin PD ku ndaj tij janë ngritur akuza e drejtim mjeti në gjendje të dehur. Për ta shqyrtuar rrethana  e çështjes është caktuar gjyqtari i Posaçëm Erjon Cela.

Në kohën e aksidentit Qani Xhafa ishte kandidat për deputet dhe në atë kohë dosja u hetua nga gjykata e rrethit. Por pasi Luciano Boçi la mandatin për të garuar për kryetar bashkie automatikisht Qani Xhafa u fut ne parlamenti dhe tashmë çështja ndaj tij do të rishikohet në GJKKO.

M.Q./Shqiptarja.com