Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Bashkiak zhvilluar këtë të premte për zgjedhjen e kreut të bashkisë së Himarës. Në përfundim të mbledhjes, Arqile Bollano është zgjedhur kryetari i ri i komanduar i Himarës.
Bollano është zgjedhur me 12 votat e mazhorancës, ndërsa opozita ka bojkotuar këtë mbledhje.
Mësohet se nga Bollano mori 9 vota nga Partia Socialiste, 1 votë Fuat Mati, 1 votë nga Maksi Vlashi dhe 1 votë nga PSD, Vilton Nika.
Megjithatë kjo mbledhje u shoqërua me debate dhe diskutime. Ishte kreu i këshillit Bashkiak, Dhimitër Kapaj i cili theksoi se shprehur se është shumë e rëndësishme për Himarën zgjedhja e një kryetari dhe se Bashkia nuk mund të vazhdojë pa një kryetar.
Kujtojmë se kjo mbledhje vjen pas largimit së Blerina Balës nga ky post, e cila pak ditë më parë ka depozituar dorëheqjen pranë Këshillit Bashkiak nga drejtimi i bashkisë së Himarës.
Blerina Bala u zgjodh kryetare e komanduar për Himarën nga Këshilli Bashkiak ne 29 mars pasi dy kryetarët, ai në detyrë Jorgo Goro dhe i zgjedhuri Fedi Beleri përfunduan pas hekurave./abcnews.al