Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka uruar Fredi Belerin për fitoren si eurodeputet. Mitsotakis ka zhvilluar një bisedë telefonike me Belerin, ndërsa ai ndodhet në burg, ku i ka shprehur përgëzimet.
“Unë dhe familja ime nuk do ta harrojmë kurrë atë që ai bëri për ne”, tha Beleri për Mitsotakis.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka siguruar një vend në parlamentin europian nën logon e partisë “Demokracia e Re”, e kryeministrit grekt, Kyriakos Mitsotakis. Beleri ka siguruar gjithsej 234,945 dhe është renditur i katërti, sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme të Greqisë.