Pas miratimit të rritjes së çmimit të ujit për konsumatorët elbasanas , antari i këshillit bashkiak të PSD Erion Murataj i është drejtuar publikisht kryebashkiakut Gledian Llatja për këtë veprim të ndërmarrë nga ta. Murataj ka bërë publick një njoftim të vitit 2019 ku është propozuar një rritje e çmimit të ujit të pijëshëm nga ana e UKE por që është kundërshtuar së pari nga kryetari i bashkisë Gledian LLatja, ndërsa rreth 5 vite më pas duket se kryebashkiaku ka ndryshuar mendje duke kërkuar që të rritet çmimi i ujit të pijshëm.
Postimi i plotë i Muratajt!
Pse tentove pëdhunshëm të dilje kundër qytetit që të besoi një vit më parë që të ishe qytetari i parë i tij?
Vall e pasurove Elbasanin në një vit?
Une s’dua të besoj që një i ri mund të ecë në të njëjtin shteg të të panderëve politik të 32 viteve.
Pse nuk ke lënë socialistë në atë këshill pa marrë e pa i thënë të votojnë rritjen e çmimit të ujit.
Nëse mendon që si ke borxh askujt që sot je qytetar i parë i Elbasanit dije se as Elbasani s’të ka borxh ujin ty.
Sot ke për borxh të dalësh e të mbash një qëndrim ama.
Ke detyrimin të mos fshihesh pas UKE Sha por të dalësh e të flasësh si burrë.
Nëse nuk e bën atëherë shko shtoju rreshtit të të paburrave politik e ki përball ata që sot su njeh as borxhet dhe as idealin e të qenit të majtë.