Milionat i çonte të gjitha te Ilir Meta, prandaj në LSI i vendosën nofkën “Leshko”, që në terminologjinë popullore i thonë Budallait; por pas disa kohësh u lejua të mbante pjesën e tij në çdo pazar e të ndryshonte jetën, duke kaluar nga veshjet “Gabi” te kostumet firmato dhe nga blerja e cigareve të hapura, te puroja kubaneze e restorantet luksoze…
Të gjitha mediat, thanë se personi që tërhoqi për krahu Ilir Metën te hyrja e SPAK-ut, ishte truproja i tij si ish-President, por në fakt, ai ishte sekseri që e shoqëron Ilirin, kudo ku shkon pas marrjes nën hetim, mbasi vetëm ai i ka ngelur “besnik” në këto ditë të vështira.
Ai njihet me nofkën “Leshkua” dhe kështu e thërret Iliri, Monika, nënë Fatimja, zyrtarët dhe militantët e LSI e krejt Tirana, madje dhe fëmijët e Monikës i thonë “Xhaxhi Leshkua”.
Leshkua i Ilir Metës, është Petrit Sulaj, ish-Drejtoi i Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror (ANTA) dhe ish-Drejtor i Aviacionit Civil në kohën e pushtetit të LSI, njohur si sekseri më aktiv, më produktiv dhe më i besuar i Ilir Metës e Monika Kryemadhit.
Ishte aq i besuar, sa në të dy pushtetet e LSI me PD e me PS, Ilir Meta, u kishte dhënë urdhër ministrave, drejtorëve, prefektëve e krye bashkiakëve të LSI-s, që çdo kërkesë e urdhër i Leshkos për çdo gjë, ishte urdhër i Ilirit, ose i Monikës dhe ata e zbatonin menjëherë.
Kur u emërua drejtor, Leshkua shkarkoi brenda ditës 180 zyrtarë e specialistë, ndërsa brenda 24 orësh anuloi vendimin, kundrejt ryshfetit nga 4 paga mujore secili, dhe shtoi edhe 80 punonjës të tjerë me ryshfet nga 5 milionë lekë, mbasi do t’i nxirrnin brenda 1 muaji.
Milionat i çonte të gjitha te Ilir Meta, prandaj në LSI i vendosën nofkën “Leshko”, që në terminologjinë popullore i thonë Budallait; por pas disa kohësh u lejua të mbante pjesën e tij në çdo pazar e të ndryshonte jetën, duke kaluar nga veshjet “Gabi” te kostumet firmato dhe nga blerja e cigareve të hapura, te puroja kubaneze në restorantet luksoze.
Shumë shpejt, Leshkua bleu apartament lukzos te zona e “Librit Universitar” në rrugën “Dora d’Istria”, ku në muajin mars 2014, bleu dhe 3 apartamente të tjerë; për të cilët, thotë nëpër kafene, se janë në emrin e tij, por janë pronë e fëmijëve të Ilirit.
Shtatë vite më parë, Leshkua u përfshi në një skandal me disa kredi bankare 5 milionë Euro të një spitali privat në Tiranë, ku thuhet se bashkë me kushëririn e tij E. Kapaj nga Fieri, pronar legal, përfaqësojnë aksionet e Ilir Metës.
Më 30 prill 2014, drejtor Leshkua i Aviacionit Civil, u kap në flagrancë me 1 milionë Euro në makinë në Sukth, por si për çudi u la në heshtje, mbasi u konstatua se paratë po dërgoheshin te vila e Ilir Metës në Lalz, ndërsa Leshkua u arratis jashtë Shqipërisë.
Më 5 maj 2014, Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, njoftoi se Drejtori i Aviacionit Civil, Petrit Sulaj, kishte dhënë dorëheqjen për arsye shëndetësore, por nuk ishte arratisur nga Shqipëria, ndërsa pas dy ditësh, Haxhinasto tha se nuk ka dhënë dorëheqje e vazhdon detyrën.
Pas 1 muaji në arrati, sa Ilir Meta në atë kohë kryetar Kuvendi, i pastroi letrat me prokurorët, Leshkua u kthye në Shqipëri, vazhdoi detyrën dhe hapi 3 kafene “P.F” në Tiranë, ku rezulton menaxher, por thuhet se 1 është në pronësi të tij e 2 në pronësi të çiftit Meta- Kryemadhi.
Më 8 prill 2021, Leshkua i Ilir Metës u shoqërua në polici, me akuzën për organizim dhe financim të protestës në “Albcontrol”, mbasi në telefonin e tij, u gjetën mesazhe si nxitës dhe organizator i asaj greve, me garancinë se do mbroheshin dhe shpërbleheshin nga LSI e presidenti Ilir Meta; por pas 8 orësh në izolim, ai u lirua dhe nuk u hetua më tej.
Sipas informacionit nga BKH, Leshkua ka fshehur disa apartamente e lokale të Ilir Metës, të cilët janë raportuar te prokurorët që po hetojnë pasuritë e familjes Meta-Kryemadhi./Pamfleti