Ish-kreu i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër korrupsionit pas më shumë se dy orësh

Mesditën e kësaj të mërkure, ish-kreu i Kadastrës, Lame u paraqit në SPAK. Sipas burimeve nga gazetarja e News24, Klodiana Lala, Lame u thirr për t’u pyetur mbi një dosje e cila po hetohet nga SPAK.

Dosja ka të bëjë me premtimet për dhënien e legalizimeve në këmbim të votës për zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Kujtojmë që në pranga pak kohë më parë ra një ish-punonjës i ALUIZNI-t dhe një ish-kryeplak.

.