Euronews Albania zbulon dosjen dhe përgjimet për të cilën u pyet në SPAK pak ditë më parë Artan Lame. Emri i ish-kreut të aluizni-t dhe kadastrës del në përgjimet e bisedave të vartësve për blerjen e votave në vitin 2019, në këmbim të legalizimit të banesave të ndërtuara pa leje.
– Advertisement –
Spak po heton një dosje të vjetër të korrupsionit në zgjedhje ku në funksion të këtij procedimi pak ditë më parë u pyet për rreth 2 orë e 30 minuta ish drejtori i ALUIZNIT dhe Kadastrës, Artan Lame.
Deri më tani prokuroria e posaçme ka vënë nën akuzë 4 persona por SPAK dyshon se në skemën e dhënies së lejes së legalizimeve kundrejt votës dhe presioneve për vendin e punës janë të përfshirë edhe zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë.
Në dosjen voluminoze të siguruar nga Euronews Albania ku janë qindra orë përgjime përmendet edhe emri i Lames nga ish vartësi i tij Dritan Stoka i arrestuar në prill të ketij viti.
Bisedat datojnë pak ditë para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.
Pjesë nga përgjimet:
Dritan Stoka: Ma le atë gjën, të ikim tek Izeti pra, këtu tek Osma, ke lokali, me Tan Lamen
Dritan Stoka: Kafe në zonë, me kë do bësh kafe, me kë do pini, që do çosh Lamen dhe Sonilën ?
I paidentifikuar: Leje legalizimi në dorë, i ka premtuar shefi, o Tan
I paidentifikuar: Atë porosinë e more të drejtorit ?
I paidentifikuar: A.T për punësim nga shefi, V.M për tu mbajtur në punë.
Krahas këtyre përgjimeve ku nën akuzë është edhe kryeplaku i lagjes së re në Sauk, Agim Osma, SPAK dyshon se votuesit u vunë nën presion për të votuar për partinë socialiste, duke u kërcënuar me vendin e punës ndërsa në pah del edhe sistemi i patronazhimit të qytetarëve.
Pjesë nga përgjimet:
Dritan Stoka: O Gim un du nga ty 600 vota, bëj ca të duash, vrit veten
Dritan Stoka: Kë ke tjetër në patronazh, përveç këtyre, sa emra të tjerë ke ?
Dritan Stoka: Thuj, daja po nuk vouat thuaj, mua më heqin nga puna thuaj, bëja fakt të krym.
Po ashtu për këtë dosje nën akuzë SPAK ka vëne edhe ish juristin e aluiznit Alqi Hajdini dhe sekserin Ylli Baruti të cilët nëpërmjet rryshfetit siguronin lejet e legazimit për ndërtimet informale.