Bayern Munchen duket se ka kryer goditjen e radhës në merkato, me klubin gjerman që ka transferuar Joao Palhinha.
Mesfushori portugez do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me rekordmenët e Gjermanisë, gjë që do të ndodhë menjëherë pas përfundimit të Europianit.
Ky operacion i kushtoi Bayernit plot 50 milionë euro plus 5 të tjera që do të jenë bonuse, të cilat do të shkojnë menjëherë në arkat e Fulham.
Palhinha ishte një dëshirë e vjetër e drejtuesve, të cilët e kërkonin atë që në kohën e Tuchel, teksa tashmë po përgatisin një skuadër të re për Vincent Kompany.
Top Channel