Situata në Llogara vazhdon të jetë problematike. Zjarri është përhapur duke djegur sipërfaqe tokë.
Prej katër orësh zjarrfikësit, Forcave të Armatosura, banorë por dhe ADZM janë duke luftuar me zjarrin. Pasi bënë të mundur shuarjen në pjesën mbi fshatin Dhërmi, një tjetër vatër zjarri po vijon në Llogara.
Edhe pse po punohet për izolimin dhe shuarjen, tereni tepër i vështirë dhe era e fortë rindez sërish zjarrin i cili po i afrohet qafës së Llogorasë, por dhe pyllit me pisha.
Banorët, por dhe zjarrfikësit kërkojnë shtimin e forcave për ta mbajtur nën kontroll situatën. Është ndërhyrë edhe nga ajri me helikopter.