KQZ mbajti dje seancën në lidhje me vlefshmërinë për mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Dhënia e vendimit u shty dhe do të merret sot në orën 10:30.
Shtyrja u bë pasi avokatja e Belerit kërkoi që kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës të ishte vetë i pranishëm në seancë.
Në pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Ergys Gjençaj, shihet momenti kur Beleri mbërrin në ambientet e KQZ.