Ishte padyshim një përballje për librat e historisë, me “Furinë e Kuqe” spanjolle, që kanë arritur të mposhtin “Pancerat” e Gjermanisë, në fazën çerekfinale, të Euro 2024, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, duke siguruar u kthyer kështu, në gjysëmëfinalisten e parë, të këtij Kampionati Evropian të futbollit, si dhe pretendetja absolute, për titullin kampion.
Dy gola eparë të sfidës erdhën në fraksion e dytë të lojës, ku fillimisht ishte Dani Olmo, i cili gjeti rrjetën e Neuer, në minutën e 51’-të të sfidës, pas një pasimi të supertalentit spanjoll, Lamine Yamal, ndërsa të të 89’-n, “diamanti” gjerman, Florian Ëirtz dërgon topin pas shpatullave të Unai Simon, për të dërguar sfidën në kohën shtesë.
Pikërisht në kohën shtesë spanjollët arritën të gjenin lavdinë, ku në minutën e 118’-të të sfidës, “fantazisti” i mesfushës, Mikel Merino kërceu më lart se mbrojtja spanjolle, duke dërguar topin në rrjetën e Neuer e duke nisur festën sublime, të skuadrës së tij, e cila zgjati serinë 36-vjeçare të humbjes, së Gjermanëve, ndaj tyre.
Falë kësaj fitoreje, siç theksuam edhe më sipër Spanja bëhet gjysmëfinalistja e parë e Euro 2024, teksa përballë tyre në mbrëmjen e 9 korrikut, në Mynih do të kenë fituesin e sfidës, Portugali-Francë.