Është shtyrë sërisht seanca në gjykatën e Elbasanit ku Dritan Dajti kërkon lirinë.Seanca e rradhës në datë 23 korrik 13:30.
Seanca u shty pas kerkeses se Dritan Dajtit per te depozituar provat e tij para gjykates dhe per te marre ne shqyrtim provat e depozituara tashme nga prokuroria.
Gjatë seancës së sotme u mundësua videokonferencë nga ku Dajtu u shpreh:
Dritan Dajti: Kam marrë njoftime të njëpasnjëshme nga gjykata për zhvillimin e kësaj seance. Asnjë njoftim i ngjashëm me të parin. Gjykata herë më thërret dhe herë kërkon videokonferencë. Gjykata të tregojë korrektësi në njoftimet e saj dhe unë të kem drejtësinë e munguar.
Gjykata ka marrë parasysh urdhrin e drejtorisë së përgjithshme të burgjeve edhe pse ky institucion nuk është palë në këtë proces. Ligji parashikon pjesëmarrje e palës mbrojtëse, prokurorit dhe palës se interesuar (pra unë). Nëse ju nuk me pranoni në gjykate, në të ardhmen prokurorit i lind e drejta ta cilësojë procesin e pavlefshëm. Kërkoj mendimin e prokurorit te deklaruar. Pranon prokurori këtë mënyrë gjykimi qe keni vendosur ju, pa praninë time?
Jam unë personi i interesuar për zhvillimin e kësaj seance.Po mbahem padrejtësisht në burg. I jemi drejtuar gjykatës pasi Ievp nuk zbaton vendimin për mbarimin e gjykimit. Vendimi 1108 datë 11.05.2020 i gjykatës së Elbasanit (i konfirmuar nga gjykata e Apelit) për dënimin tim ka qenë i formës së prerë dhe ka përfunduar në 4 korrik 2024. Ky vendim nuk është ankimuar asnjëherë nga asnjë pale. IEVP Peqin nuk i kthen asnjë përgjigje kërkesave të mia apo të avokatëve për konstatimin e kryerjes së vuajtjes së dënimit.
Byroja për mbrojtjen e të burgosurve ka paditur penalisht drejtorin e Ievp Peqin për “shpërdorim detyre” dhe “mbajtjen e padrejtë të dënuarit në burg”.
Prokurori Neritan Hoxha:
Dritan Dajti eshte denuar me 25 vite burg me vendim 1108 date 11.05.2020. Kerkoj qe kerkuesi dhe mbrotja te fokusohet tek perfundimi i denimit, jo tek drejtori i IEVP.
Gjykata e Larte ka prishur vendimin e gjykates se Apelit dhe ka lene ne fuqi vendimin e shkalles se pare te krimeve te renda ku Dritan Dajti rezulton i denuar me Burgim te Perjetshem.
Ne keto kushte nuk kemi me vendimin e bashkimit te dy denimeve qe rezultuan me vendimin e denimit 25 vite pwr te cilin Dritan Dajti pretendon se e ka perfunduar.
Ne kushtet kur IEVP ka vajtur nje urdher ekzekutimi ky institucion nuk mund te ekzekutoje lirimin e te denuarit.
Vendimi qe Dritan Dajti kerkon te zbatohet nuk ka me fuqi.