Është shtyrë seanca e zhvilluar këtë të hënë për Fredi Belerin, në Gjykatën e Fierit, pasi ky i fundit ka kërkuar lirinë me kusht.

shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e dokumentacionit.

Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 31 korrik.

Pas përfundimit të lejes 5 ditore, ku u betua si eurodeputet në Parlamentin Evropian, Beleri deklaroi se do të kërkonte lirinë me kusht.

“Kam kërkuar lirinë me kusht, e drejtë e imja, dhe shpresoj që drejtësia këtë herë të mos ndikohet”, u shoreh ndër të tjera Beleri./abcnews.al