Një 37-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë është arrestuar në Durrës në kuadër të operacionit policor të koduar “Catch”.

Shtetasi Erlin Mema u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali.

Gjykata e Breshias i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim vjedhje banesash”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë./abcnews.al