Një krim i dyfishtë në familje tronditi vendin këtë mëngjes të marte.

Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës të Konispolit, gjatë një konflikti për motive të dobëta në banesë Huso Islami, 69 vjeç, ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij, Shano Islami, 66 vjeçe.

Më pas ai dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, Klement Islami, rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve 69-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Sipas policisë, është arrestuar djali i familjes shtetasit Klement Islami ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel