Ministria e Mbrojtjes thotë se situata nga zjarri në malin e Tomorrit është nën monitorim dhe pa rrezik për zonat e banuara ndonëse ndërhyrja është e vështirë. Ministria shton se për shuarjen e flakëve janë angazhuar forca të shumta nga terreni ndërsa nga ajri është ndërhyre me një avion rumun.
“Forca të shumta nga terreni dhe avioni rumun #Spartan me ndërhyrje nga ajri, janë përqendruar në përpjekjet për shuarjen e vatrave të zjarrit në Malin e Tomorrit. Për shkak të terrenit dhe bimësisë së thatë që favorizon flakët, ndërhyrja është e vështirë, por situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe pa rrezik për zonat e banuara.
Mirënjohje për punën e pandërprerë të forcave operacionale vendore, zjarrëfikësve, Forcave të Armatosura, Shërbimit Pyjor por edhe forcave vullnetare në këto ditë me temperatura ekstreme!”, njofton ministria.”, njofton ministria.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMinistriaMbrojtjes%2Fvideos%2F1711442592727246%2F&show_text=false&width=560&t=0
/abcnews.al