Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi e biznesmeni Fatmir Bektashi për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Të mërkuren në orën 12:00 është thirrur në SPAK për t’u njohur zyrtarisht me akuzën ish-kryeminstri Berisha, ndërsa dy orë më vonë në oren 14:00 do të njihet zyrtarisht me akzën Jamarbër Malltezi.

SPAK nisi hetimet për Berishën me akuzën e korrupsionit pasiv, pasi ka dyshime se ai në cilësinë e kryeministrit ka nxjerrë akte nën ligjore për ti ardhur në ndihmë dhëndrit të tij me qellim përfitimin e pronës në kundershti m ligjin. Ndersa Malltezi u hetua per korrupsion aktiv dhe pastrim parash. ndaj Malltezit hetuesit vunë në sekuestro edhe disa pasuri që dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal.

Nën hetim pasuror përfundoi edhe ish-kryeministri Berisha si dhe bashkëshortja e tij Liri Berisha,por edhe 2 fëmijët Argita e Shkëlzen Berisha. Ish-kryeministri Sali Berisha mbahet i izoluar prej datës 30 dhjetor pas hetimeve të nisura për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Fillimisht gjykata e shkalles së parë caktoi masën detyrim paraqitje për Berishen, por ai nuk e zbatoi asnjeherë çka detyroi prokurorinë të ashpërsonte masën duke kërkuar në arrest shtëpie, kërkesë që u miratua nga gjykata. Ish-kryeministri po hetohet per korrupsion pasi ka dyshime se ka favorizuar duke nxjerrë akte nën ligjore për ti ardhur në ndihmë dhenderit të tij Jamarber Malltezi që përfaqësonte familjet e disa ish-pronareve që perfituan më pas pronën në ish-kompleksin Partizani por në kundërshti me ligjin./abcnews.al